Presidenti i FC Prishtinës: Në Turqi u pa niveli i vërtetë i futbollit kosovar, por këtu te ne nuk po punohet - Gazeta Express
string(107) "presidenti-i-fc-prishtines-ne-turqi-u-pa-niveli-i-vertete-i-futbollit-kosovar-por-ketu-te-ne-nuk-po-punohet"

Futboll

Gazeta Express

23/01/2021 17:07

Presidenti i FC Prishtinës: Në Turqi u pa niveli i vërtetë i futbollit kosovar, por këtu te ne nuk po punohet

Futboll

Gazeta Express

23/01/2021 17:07

Pas triumfit në finale të Superkupës së Kosovës të Prishtinës kundër Dritës, në Facebook ka reaguar edhe presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi

Ai në këtë reagim të gjatë ka thënë se aty është parë FC Prishtina e vërtetë derisa ka uruar edhe Dritën për lojën e shfaqur. /GazetaExpress/

Lexo Edhe:

Ky është reagimi i Ejupit:

FC Prishtina sot me merite e fitoi Superkupen e Kosoves ne futboll perballe Drites te cilen e mundi me rezultat 3:1.

Ky trofe do te vendoset ne vitrinat e klubit me te madh kosovar, por Drita meriton komplimente dhe pergezime te medha per lojen e shfaqur qe vjen si rrjedhoje e nje organizimi te mirefillte te klubit me nam nga Gjilani.

Pra, sot ne Turqi fitoi futbolli kosovar, i cili permes nje loje te mrekullueshme qe aplikuan Prishtina dhe Drita, deshmoi se i perket nje tjeter niveli se sa ai qe shihet e mendohet ne Kosove.

Nje referim profesional i gjyqtareve dhe kushtet e mira per nje loje futbolli qe ofroi stadiumi turk e shfaqen fytyren e vertete, te ndritur, te futbollit tone.

Prandaj, kjo eshte koha e fundit kur ne, sidomos ata qe e kane marre mbi supet e veta menaxhimin e futbollit, duhet te fillojne te mendojne per t’i sherbyer interesit nacional te futbollit kosovar, per t’i krijuar kushte zhvillimit dhe ngritjes se tij, e per t’i lene anash interesat personale dhe teknet e inatet e disa individeve qe jane bere barriere e zhvillimit te futbollit tone.

Urime nga zemra per Prishtinen, Driten dhe gjithe futbollin e shumevuajtur te Kosoves!

E ardhmja eshte e jona!

FC Prishtina sot me merite e fitoi Superkupen e Kosoves ne futboll perballe Drites te cilen e mundi me rezultat 3:1….

Posted by Remzi Ejupi on Saturday, January 23, 2021