Digjet banesa e dëmtuar nga tërmeti, shpëton i riu! Gruaja: Dua të kem një shtëpi sa të fus kokën

Banesa e shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës, u dogj mbrëmjen e së enjtes. Djali 24 vjeçar i familjes Veseli nga Fushë-Miloti ka shpëtuar për mrekulli nga flakët që u përhapën me shpejtësi.

Nëna e tij, Etleva Veseli tha se zjarri është shkaktuar nga një shkëndije elektrike.

 “Nga elektriku, nga priza edhe ka kapur pjesën sipër tek bufeja komplet. Djali ka qenë tek soba këtu është ngritur në orën 06.00 të mëngjesit, se ka ikur i ati në punë. Kur ka parë flakën tek perdja, ka dalë në sekonda, ka qenë bllokuar komplet vendi. Dhe ka dalë duke thënë hajde se u djega”, shprehet nëna e djalit , Etleva Veseli

Historia e kësaj familje e mbetur në çadër prej më shumë se një viti është trajtuar nga Report Tv një muaj më parë.

Unë dëshiroj që shtëpia ime të bëhet. Edhe dëshiroj shumë që shtëpinë ta kem të rregull dhe sa unë të fus kokën” , shprehet vajza.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet