Ia publikoi foton private, Arbenita i reagon Feros - Gazeta Express
string(54) "ia-publikoi-foton-private-arbenita-i-reagon-ferossssss"

Rozë

Gazeta Express

25/01/2021 12:59

Ia publikoi foton private, Arbenita i reagon Feros

Rozë

Gazeta Express

25/01/2021 12:59

Fero dhe Arbenita janë një nga çiftet më të diskutuar në showbizin shqiptar dhe nuk ka pikë dyshimi se historia e tyre e dashurisë është një nga më të veçantat.

Ata janë përfolur shumë herë për ndarje, e po aq herë kanë dëshmuar se janë të lindur për njëri-tjetrin. Dyshja kanë vite që jetojnë një histori të bukur dashurie, ndonëse larg nga njëri-tjetrit.

Lexo Edhe:

Arbenita jeton në Britani, kurse Fero mes Kosovës e Gjermanisë, megjithatë takohen shpesh, bëjnë pushime bashkë, e në ditët e veçanta janë gjithnjë pranë njëri-tjetrit. Sa herë që janë bashkë ata përpiqen ta shijojnë në maksimum kohën dhe të sigurojnë sa më shumë kujtime me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme Arbenita ka publikuar një foto të tyre shumë private, në të cilën shihen të shtrirë në krevat përkrah njëri-tjetrit. Siç duket për të tilla imazhe ka dorë Fero dhe Arbenita ka treguar se atij i pëlqen shumë që ta kapi në fotografi kur ajo është duke fjetur.

“Nuk e di pse ka kaq shumë qejf të bëj foto kur unë jam duke fjetur”, ka shkruar Arbenita.

Kujtojmë se disa javë më parë u raportua se Fero dhe Arbenita kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, por këtë gjë e dinë një rreth shumë i ngushtë i familjarëve e miqve të tyre.

Madje, u tha edhe se janë në pritje të fëmijës së parë, por këto zëra janë hedhur poshtë disa herë nga modelja.