Argjentinë, zbulohen fosilet e dinozaurit gjigand

Zbulohen në Argjentinë fosilet e një dinozauri gjigand. Mendohet se i përket një periudhe para 98 milionë vjetësh dhe për shkencëtarët mund të jetë kafsha më e madhe e gjetur ndonjëherë në historinë e Tokës. Deri më tani, vertebrat e gjetura të bëjnë të mendosh se bëhet fjalë për një titanozaur. Kjo specie e sapozbuluar është më e madhe edhe se Patagotitan Mayorum, me 35 metra gjatësi dhe me peshë 62 ton, që nga shkenca konsiderohej si ekzemplari më i madh ndër të gjithë dinozaurët. Deri tani nga gërmimet kanë dalë në dritë 24 vertebra dhe paleontologët shprehen se mund të kemi të bëjmë me një specie të re, një lloj titanozauri i panjohur, me dimensione kolosale. Megjithatë, analizat vijojnë sikurse edhe gërmimet, për të plotësuar më tepër trupin e kafshës gjigande, dhe për të dalë në konkluzione më të qarta shkencore.

LEXO EDHE:

Back to top button