×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari nga Drenica: Do t’ia siguroj të paktën 40 mijë vota Vetëvendosjes

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 17:47

    Sokol Halili, simpatizant i VV-së, i cili ditë më parë u bë i njohur me një video ku teksa flet godet një qen, ka bërë një premtim të madh.


    Ai ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit, do t’ia sigurojë VV-së 40 mijë vota.

    “Të paktën do t’ia çoj 40 mijë vota, kurse 29 mijë persona kanë aplikuar në Evropë hatri i Sokol Halilit për VV-në. Ka ardhur koha për ndryshim, t’i provojmë edhe këta”, ka thënë ai në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se njeriu që e ka bindur ta përkrahë VV-në është Rexhep Selimi.

    Ai ka thënë se gjatë takimeve që ka me njerëz sheh një vullnet të madh.

    “Kam edhe shkrimet e tyre se shihemi me 14 shkurt te kutia”, tha ai.

    Halili tha se nuk ka pasur ndonjëherë kontakt me kreun e VV-së.

    “Nuk kam pasur kontakt me Kurtin, as që do ta kem një kontakt me Albin Kurtin. Unë jam duke bërë një aktivitet vullnetar”, ka pohuar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!