Aktori i njohur i Portokallisë, Flor Binaj, ishte i ftuar sot në Ftesë  në 5 me babain e tij, për të treguar pjesë nga jeta familjare dhe profesionale.

Ai zbuloi se ia kishte mbajtur të fshehur familjes në fillim audicionet në Portokalli madje deri në puntatën e parë.

“Unë qetha flokët zero, se do bëja rolin e Edi Ramës, po familjarëve nuk është se i ra në sy.

Dhe s’po i tregoja gjë që kam fituar audicionet, dhe të dielën kur u dha puntata i them familjes, hajde uluni se do dali njëri që do imitojë Edi Ramën.

Doli roli im në telivizor, dhe i shoh këta më bisht syri s’po bënin asnjë reagim, pastaj ishte gjyshja ajo që më dalloi dhe tha: Flori duket si zëri yt ky.

Pastaj babai filloi të thoshte: Pushoni, pushoni ta dëgjojmë pak,” tha Flori.