VIDEO/ Teuta dhe Partizani dalin huq, barazimi në Durrës kënaq… Vllazninë

Jan 25, 2021 | 18:50
SHPËRNDAJE

Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida e javës së 16-të të Kategorisë Superiore. Një rezultat ky që kënaq më së tepërmi… Vllazninë.

Partizani-Teuta

Pavarësisht se të dy skuadrat i luajtën të gjitha duke kërkuar fitoren, në fund nuk arritën të siguronin më shumë se 1 pikë, duke bërë që diferenca ndaj shkodranëve kryesues të qëndrojë po 9 pikë.

Jasir Asani

Jasir Asani hapi serinë e golave në minutën e 8-të, ndërkohë që Krasniqi vendosi baraspeshën në të 37-tën. Vlen të theksohet fakti se Partizani e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me 2 kartona të verdhë të mesfushorit Murataj në minutën e 80-të.

Goli i Krasniqit

FT: TEUTA-PARTIZANI 1-1

Krasniqi 37′ / Asani 8′

KOMENTI LIVE: 

90+2′ Todorovski lëshoi një predhë nga një goditje e konsiderueshme, por Alban Hoxha devijon në këndore.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Zëvendësim te Teuta, largohet Avdyli, vendin e tij e merr Kapllani.

87′ E pabesueshme çfarë humbet Bitri. Pas asistit të Çinari, i vetëm brenda zonës, mbrojtësi ka provuar me kokë, por jashtë kuadratit.

86′ Çinari për pak sa nuk u bë sërish heroi i Partizanit. Shkodrani provoi me një roveshatë spektakolare brenda zonës, por topi u devijua nga Rustem Hoxha në këndore.

80′ Partizani me 10 lojtarë, Murataj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, për faull taktik në mesfushë.

79′ Zëvendësim te Teuta, largohet Lorenco Vila, vendin e tij e merr Gruda.

79′ Provon Mala me një goditje, por topi ndalet në mur.

78′ Goditje dënimi për Partizanin, në limitet e zonës, pas ndërhyrje së gabuar ndaj Malës të Rustem Hoxhës që ndëshkohet me karton të  verdhë.

73′ Partizani kryen 2 zëvendësime, largohet nga fusha Melo dhe Solomon, në vendin e tyre Çinari dhe Stenio Zhunior.

70′ Bregu provon të surprizojë Alban Hoxhën, por tentativa e tij shkon drejt e në duart e portierit Alban Hoxha.

68′ Goditje dënimi për Teutën, nga një pozicion i favorshëm, edhe pse distanca është e konsiderueshme. Harkon Avdyli, por gjyqtari sinjalizon pozicion jashtë loje.

63’ Ndërhyrje e ashpër e Todorovskit ndaj Solomon, gjyqtari nuk e fal deh e ndëshkon me karton të verdhë.

60’ Çfarë rasti për Teutën, me Krasniqin që merr një krosim perfekt nga Emiljano Vila, gjuan menjëherë, por Alban Hoxha ndal gjithçka.

50’ Krosim i rrezikshëm i Avdylit në zonë, largon me kokë Broja, topi shkon të Kuro, i cili provon me një gjuajte të fortë, pro topi shkon mbi traun e portës.

Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime në formacion.

EGZON BELICA: Duhet të bënim diçka më tepër, nuk na lejohen të pësojmë këto gola. Duhet të bëjmë më mirë, do të kemi edhe erën në favor pjesën e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

37′ GOOOOL TEUTA 1-1/ Vendoset baraspesha në “Niko Dovana”, Krasniqi godet saktë me kokë pas një harkimi nga këndi, duke mposhtur Alban Hoxhën. 

35′ Rrëmujë në zonën e Partizanit, Lorenco Vila nuk ka arritur të dërgojë në rrjetë një rast tepër të favorshëm.

28′ Sërish rrezikshëm Teuta nga këndi, por nuk arrin askush nga futbollistët e skuadrës durrsake ta çojnë drejt rrjetës.

24′ Duele të shumta në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

15′ Teuta provon të kundërpërgjigjet pas golit të pësuar, por mbrohet mirë skuadra e Dajës.

8′ GOOOOL PARTIZANI 0-1/ Zhbllokohet sfida, Jasir Asani kalon në avantazh skuadrën e Ilir Dajës. Futbollisti i kuq godet saktë brenda zonës me të djathtën, duke e dërguar topin në cepin e portës. 

3 Tjetër rrezik në portën e Partizanit. Këtë herë është një goditje dënimi e harkuar nga e djathta që gjen Krasniqin. Gjuajtja e tij me kokë i vetëm para Hoxhës është e gabuar dhe sfera përfundon jashtë.

1’ Menjëherë rrezikshëm Teuta me një top në të majtë për Bregun, ku fantazisti i durrsakëve nuk arrin.

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Frashëri, Arapi, Hoxha, Kuros, Todorovski, Avdyli, Aleksi, E.Vila, Bregu, L.Vila, Krasniqi.

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Idrizaj, Bitri, Hakaj, Mala, Broja, Murataj, Melo, Asani, Solomon.

tEUTA-pARTIZANI

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura