Për’puthen/ Arjan Konomi kritikon Erlindin që këputi trëndafil për Sindin: E di ku ndryshon njeriu nga majmuni?

25/01/2021 19:34

Për’puthen – Takimi i dytë i Erlindit dhe Sindit nisi me një trëndafil të verdhë dhe një përqafim.

Kjo duket se nuk i pëlqeu aspak opinionistit Arjan Konomi, i cili i tha se duhet ta kishte menduar, jo të këpuste nga bahçet e botës dhe më pas i bëri krahasimin e njeriut me majmunin.

Pjesë nga biseda

Arjani: Po ç’është i verdhë o Erlind. Ai të qëlloi para, i kuqi ishte i vyshkur tek lulishtja e botës. Nuk është se e mendove. Të qëlloi atje.

Erlindi: Ishte më shumë si symbol që t’ia jepja Sindit. Çfarë problemi ka ti japësh trëndafil një vajze?

Arjani: Ta kishe menduar, jo të këpusje trëndafil nga bahçet e botës.

Erlindi: Trëndafilin e gjetëm aty dhe e këputa. Ti gjyko mendimin, jo ku e gjeta unë trëndafilin.

Arjani: Ku e gjete? E di nga ndryshon majmuni nga njeriu? Majmuni kur shikon një mollë në pemë dhe nuk e arrin dot, po e pa shkopin në tokë, e merr dhe e qëllon. Po nuk e pa, nuk i shkon mendja. Edhe juve nuk duhet t’ju shkojë mendja që po e gjetët, ta marr e t’ja jap kësaj vajze. Dhe juve kështu jeni, me gjëra të paplanifikuara. Bëni gjërat tuaja. Ishe mirë tek libri tek takimi i parë.

Erlindi: Tek varësja.

Top Channel