Ish-kryetari i Gjykatës Supreme: I gabuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon kandidimin e deputetëve

  • A.P /
  • 25 January 2021 - 19:25
Ish-kryetari i Gjykatës Supreme: I gabuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon kandidimin e deputetëve

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka thënë që është plotësisht i gabuar, vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon kandidimin e deputetëve në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Vendimi i Kushtetueses se çdokush që është shpallur fajtor në tri vitet dhe nuk ka të drejtë të kandidohet është vendim plotësisht i gabuar. Është i gabuar, për faktin se ai është dimension puro-ligjor dhe i pastër ligjor, nuk është dimension kushtetues dhe nuk ka të bëjë me Kushtetutën”, tha Hasani.

“Është çështje ligjore për të cilën duhet të shprehet KQZ-ja, PZAP-i dhe Gjykata Supreme. Vendim i GJK-së është i qartë kur thotë që askush nuk ka të drejtë të kandidohet nëse tri vitet e fundit ka qenë i shpallur fajtor, me vendim gjyqësor dhe kjo është e gabuar”.

“Ligji mbi zgjedhjet është shumë i qartë, ngase gjithnjë ai pikë reference e ka kodin penal. Kodi penal nuk ia njeh pasojat juridike dënimit me gjobë, me kusht me vërejte dhe me lirim nga dënimi”, tha ai.

Hasani ka thënë që sipas tij, të gjithë kandidatët e larguar do t’i kthejë në listat zgjedhore.

(Kosova Sot Online)