LAJMI I FUNDIT:

Djali po dremiste në Tesla me autopilot gjersa nëna filmonte

Djali po dremiste në Tesla me autopilot gjersa nëna filmonte

Nuk ka dyshim që autopilot i Tesla është një nga sistemet më të përparuara të drejtimit autonom, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të bëni një sy gjumë në të.

Sidoqoftë, ka gjithnjë e më shumë shembuj në të cilët Tesla drejtohet nga personazhe të pamatur që janë të gatshëm të rrezikojnë sigurinë e tyre, por edhe sigurinë e të gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës.


Një video e tillë u shfaq në TikTok dhe tregon një shofer të ri i cili vendosi të bënte një sy gjumë në sediljen e pasme të një Tesla Model 3, transmeton Telegrafi.

Ose të paktën ai donte ta interpretonte atë. Dhe nuk do të kishte asgjë të diskutueshme nëse automjeti nuk lëvizte dhe vendi pas timonit ishte i lirë. Po, ai ishte aq i pamatur sa e la makinën pa kontroll të drejtpërdrejtë.

Dhe gjërat nuk ndalen këtu sepse ai u filmua në makinë nga vendi i pasagjerit nga nëna e tij.

Dhe e gjithë kjo për të regjistruar një video për profilin e tij në TikTok. /Telegrafi/