VV, LDK e PDK i ”hanë” nga 2 mijë euro dënim (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 25.01.2021 20:38 nga Flamur Gajtani 25.01.2021 20:38 Tubimet parazgjedhore që po i organizojnë partitë politike në Kosovë, po bëjnë që të grumbullohen numër i madh i njerëzve. Pa maska, dhe pa respektuar distancën prej 30 personave në hapësira të mbyllura, partitë po shfaqen nëpër qytete e vende të ndryshme anë e mbanë vendit, njofton Klan Kosova. Për këto raste, ato po kritikohen nga qytetarët që nuk po gjobiten. Por ndryshe nga niveli qendror, nga Komuna e Prishtinës njoftuan këtë të hënë se me nga 2000 euro janë dënuar Vetëvendosja, Lidhja Demokratike e Kosovës e Partia Demokratike e Kosovës, të gjitha këto parti që mbajtën tubime të premten. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024