Kamera GoPro rikuperohet pas 6 vjetëve qëndrimi nën ujë (VIDEO) NULL NULL 26.01.2021 10:11 26.01.2021 10:11 Një vullnetare që ndihmonte në një operacion pastrami nënujor në Hawaii, zbuloi një aparat fotografik GoPro me një kartë kujtese që ende punonte pas gjashtë vjetësh qëndrimi në fund të oqeanit. Rose Zhang, vullnetare në Aleancën jofitimprurëse Ocean Defenders, tha se ajo po merrte pjesë në një operacion pastrimi pranë Shpellave në South Side të Oahu, kur para I doli një aparat fotografik GoPro, i cili ishte ende i mbyllur në kutinë e tij të papërshkueshme nga uji. Zhang hapi imazhet brenda kartës së kujtesës së aparatit që ende punonin dhe postoi në Facebook videon e fundit që gjeti në të, me shpresën për ta gjetur pronarin e saj. Videoja shfaqte pronarin e kamerës, Nainoa Kamai dhe disa miq duke kërcyer në ujë nga shkëmbinjtë në vitin 2014, kur ai ishte 18 vjeç. “Fillova të marr plot mesazhe në lidhje me këtë video dhe klikova për ta parë. U shtanga dhe thash se “nuk ka mundësi që dikush ta ketë gjetur GoPron-në”, tha Kamai për KHON-TV. Ai u shpreh se kamera ishte dhuratë nga nëna e tij vetëm disa ditë para se ta humbte. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.