Një pemë e rritur në zonat tropikale është kultivuar në vendin nga specialist i bimëve mjekësore, Ylli Merja. Kamera e “Vila24” ka parë nga afër pemën, fara e së cilës është sjellë nga India. Ai ka e mbjellë farën në Cërrik e më pas kujdeset për këtë lloj kulturë në fshatin Ferras. Merja thotë se vlerat e saj janë shumë herë më të larta se burime të tjera natyrale të përbërësve të ndryshëm.

Sipas tij moringa zëvendëson fare mirë qumështin e nënës apo sikurse ka edhe potencialet e pijeve energjike. I thelluar prej kohësh në studimin e kësaj peme, Merja ka nisur ta sugjerojë tek persona që kanë rënie të flokëve, mungesë të hekurit, kalçium, magnez apo mangan. Merja thotë se po aq me rëndësi është edhe palca e trungut e përdorshme për persona që vuajnë nga ostoporoza.

Merja veçon edhe vajin e farave të moringës duke e bërë këtë pemë plotësisht të përdorshme për të paktën 300 sëmundje. Biseda më pas ka vijuar në studio me pyetje të shikuesve përmes telefonit për shqetësime e patologji të shumta që mund të trajtohen me bime mjekësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb