Sport

Cilat skuadra do të jenë më të përgatitura për stinorin pranveror? Ky është mendimi i Afrim Tovërlanit

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 26 January 2021

Klubet e Superligës së Kosovës ka disa ditë që kanë filluar fazat përgatitore për stinorin pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

Drita, Ballkani, Prishtina, Llapi dhe Arbëria përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit po i zhvillojnë në Antalia të Turqisë, kurse Gjilani, Feronikeli, Drenica e Trepça ’89 në bregdetin e Durrësit, ndërsa Besa në Pejë.

Lidhur me përgatitjet e ekipeve të elitës së futbollit kosovar, Gazeta inFokus, ka pyetur trajnerin e mirënjohur, Afrim Tovërlanin, se cilat skuadra do të jenë më të përgatitura ato që po stërvitin në Antalia apo ato në Durrës.

-Advertisement-

“Se cilat do të jenë skuadrat më të përgatitura është herët te themi, sepse varet nga mënyra e punës së trajnerëve dhe planifikimit të tyre në fazën përgatitore. Pse disa skuadra kanë vendosur të shkojnë në Durrës dhe të ushtrojnë në fusha sintetike dhe jo në Antalia, ku kushtet janë perfektë ketë nuk e di, a është çmimi apo diçka tjetër realisht nuk e di, por e sigurt është që Antalia ofron kushtet perfekte për punë dhe mundësin e ndeshjeve me te mira dhe me serioze, e që në fakt kjo ju duhet më së shumti ekipeve në këtë moment”, deklaroi Tovërlani për Gazetën inFokus.

Afrim Tovërlani aktualisht nuk drejton asnjë skuadër, ndërsa së fundmi ka udhëhequr Feronikelin./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera