“Akoma nuk mund ta besoj”- Vanessa Bryant prek me fjalët në përvjetorin e vdekjes së Kobe Bryant dhe vajzës së tyre: Më mungoni shumë

Jan 26, 2021 | 16:35
SHPËRNDAJE

Sot është përvjetori i vdekjes tragjike të legjendës së NBA, Kobe Bryant dhe vajzës së saj adoleshente, Gianna.

Babë e bijë humbën jetë në një aksident me helikopter, së bashku me 7 persona të tjerë në Calabasas, Kaliforni.

Dhe Vanessa Bryant kujtoi bashkëshortin dhe vajzën e saj në përvjetorin e vdekjes, teksa publikoi një letër që i dërgoi shoqja e Gianna-s në Instagram.

“Sot mora këtë letër nga një prej miqve të Gianna-s, Aubrey. Të dua Aubz (siç do të të thërriste Gigi im),”– shkroi ajo.

Më pas vazhdoi: “Më mungon shumë vajza ime dhe Kob-Kob gjithashtu. Kurrë nuk do ta kuptoj pse/ si mund tu ndodhte kjo tragjedi këtyre qenieve njerëzore kaq të bukura, të ëmbla dhe të mahnitshme. Ende nuk mund ta besoj. Kob, ne bëmë më të mirën! Gigi, ti vazhdon ta bësh mamin krenare. Ju dua.”

Në letrën emocionues, shoqja e Gianna-s shkruan se e ndjera “ishte një mike që e shty Aubrey të ishte një person më i mirë” dhe vlerësoi Vanessën si nënë.

“Nëse bëhem ndonjëherë nënë, shpresoj që vajza ime të jetë tamam si e jotja”- shkroi Aubrey në shënim. “Dashuria e Gianna-s për jetën është diçka që unë e admiroj pafund … Ka raste kur futem në dëshpërim duke menduar për të dhe atë që ajo mund të kishte arritur nëse do të kishte jetuar më shumë.”

Në mëngjesin e 26 janarit 2020, Kobe, Gianna dhe një grup miqsh, përfshirë Sarah dhe Payton Chester, Christina Mauser, John Altobelli, bashkëshorten e tij Keri Altobelli si edhe vajzën e tyre, Alyssa Altobelli po udhëtonin me helikopter të pilotuar nga Ara Zobayan, për një lojë basketbolli, por nuk arritën asnjëherë në destinacion pasi mjeti fluturues u rrëzua në Calabasas dhe asnjë prej udhëtarëve nuk arriti të mbijetojë.

Në atë kohë, Kobe ishte 41 vjeç, dhe Gianna ishte 13 vjeçe.

Legjenda basketbollit dhe Vanessa janë prindër edhe të tre vajzave të tjera, Natalia, 18 vjeçe, Bianka, 4- vjeçe dhe Capri 1-vjeçe.

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura