Fuqia e mediave sociale/ BE-ja kërkon ndihmën e SHBA-ve, ja thirrja e presidentes von der Leyen dhe kancelares Merkel

Jan 26, 2021 | 16:55
SHPËRNDAJE

Bashkimi Evropian ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara për të frenuar fuqinë e mediave sociale, duke krijuar rregulla globale për funksionimin e tyre.

thirr

Thirrja u bë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Platformat në internet kanë ndikim, jo vetëm në konkurrencën e lirë dhe të ndershme, por edhe në demokracitë tona, sigurinë tonë dhe në cilësinë e informacionit”, tha von der Leyen të martën gjatë Forumit Ekonomik Botëror.

Sipas saj, kompanitë e internetit, duhet të marrin përgjegjësinë për mënyrën se si ato shpërndajnë, promovojnë dhe fshijnë përmbajtjen.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në fjalën e saj gjithashtu iu referua fuqisë së kompanive të mediave sociale.

“Pasi kemi tendenca të monopolit, natyrisht, për këtë duhet të flasim në nivel ndërkombëtar”, tha ajo.

Rreth 2.000 udhëheqës politikë dhe të biznesit po marrin pjesë në diskutimet në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.

Takimi po mbahet përmes internetit për shkak të pandemisë së COVID-19, në vend të mbledhjes së zakonshme në vendpushimin malor zviceran të Davosit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura