Fiaskoja e vaksinimit në Europë/ Qendrat janë gati, por s`ka vaksina

26/01/2021 17:10

Qendrat e vaksinimit janë gati, por nuk kanë vaksina.

Pfizer e ka reduktuar prodhimin, kurse AstraZeneca doli me deklaratën e furnizimit të BE me 60% më pak vaksina se ishte planifikuar. BE është e zemëruar.

Në drejtim të vaksinimit blloku gjendet shumë më pas Britanisë së Madhe dhe SHBA-së. Pas problemeve organizative në fillim, tani mungojnë vaksinat. Komisioni Europian kishte porositur rreth 8 miliardë doza tek tetë prodhues. Por furnizimi vjen për momentin vetëm nga BioNTech/Pfizer dhe ky ka bërë të ditur, se prodhimi në fund të janarit reduktohet përkohësisht.

AstraZeneca kërkon nga ana e saj të furnizojë vetëm 40% të sasisë së rënë dakord në tremujorin e parë.

Komisioni Europian e ka paraqitur deri tani sigurimin e vaksinave si historinë më të madhe të suksesit, që u krijon në mënyrë të drejtë vendeve anëtare qasje tek vaksina. Pas njoftimeve të fundit zëdhënësi i KE, Eric Mamer u shpreh, se “ne jemi aktivë në drejtim të bashkëpunimit me sipërmarrjet mbi bazën e kontratave, që kanë nënshkruar me ne. Çështja është çfarë mund të bëjnë të gjithë aktorët që të kemi sukses.”

Ekspertja e shëndetësisë dhe eurodeputete e Të Gjelbërve, Jutta Paulus, e shpjegoi këtë situatë duke thënë se me zhvillimin e vaksinave u ec më shpejt, se sa pritej, por koncernet nuk kanë kapacitetet e duhura prodhuese. Edhe tek vaksinat mbi bazën e mRNA-së (Pfizer dhe Moderna) ngritja e kapaciteteve prodhuese nuk ecën aq shpejt.

“Janë procedura komplekse të reja, ka rregulla strike për prodhimin dhe të punësuarit duhet edhe të kualifikohen për një gjë të tillë, e ky është një tjetër ngerc me te cilin përballen prodhuesit.

Top Channel