Transmetuar më 26-01-2021, 19:45

Vaksina covid po shoqërohet edhe me shqetësime dhe probleme. Nga ethet deri te dhimbjet e muskujve: simptomat pas dozës së dytë, por mjekët thonë se nuk ka vend për panik.

Dhimbjet e muskujve dhe kyçeve, gishtat e mpirë, dhimbje të mëdha koke, dhe mpirje  në krah, ënjtje në zonën ku merr shiringën, deri në gastroenterit dhe ethe që mund të çojnë ne temperaturë prej 39.5 gradë.

Një në dy persona që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-covid deri më tani kanë provuar simptoma të sëmundjes.

Këta janë kryesisht të rritur, mjekë dhe anëtarë të personelit shëndetësor, kryesisht pas fazës së parë të vaksinimeve kundër Sars-Cov-2.

Të dhënat tronditëse janë  bërë publike nga mediat italiane.

Disa prej tyre nuk mund të mos shqetësoheshin pasi simptomat zgjasin deri në 48 orë. Por pse njerëzit që kanë marrë  dozën e dytë të vaksinës 21 ditë pas injeksionit të parë ndjehen të sëmurë? Nuk është një anomali por një efekt i pritur gjerësisht. – "Unë do të doja të them se përqindja arrin 60% dhe për këtë arsye më shumë se një në dy persona – shpjegon Massimo Andreoni, mjeku kryesor i Tor Vergata dhe drejtori i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive – “tregon simptoma të qarta”.

Një reagim në thelb mungon, pas administrimit të parë. Ekziston një shpjegim që duhet të sigurojë pacientët. "Kjo ndodh në prani të antitrupave specifikë", vazhdon Andreoni pasi që me dozën e parë trupi filloi të zhvillonte të ashtuquajturit "luftëtarët" ndaj virusit.

"Inokulimi i parë është i dobishëm për zhvillimin e imunitetit në subjekt, inokulumi i dytë shërben për të rritur përgjigjen e imunitetit dhe kjo ndodh në një hark kohor shumë të shkurtër – tha drejtori i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive.

Megjithatë, studimi shkencor ka treguar se tre javë, ose 21 ditë, është koha më e mirë për të marrë një përgjigje që është jo vetëm efektive por afatgjatë. Sidoqoftë, sipas mjekut italian, nuk ka nevojë të shqetësoheni sepse simptomat zhduken dhe demonstrojnë efektivitetin e vaksinës.

/a.m/NOA.al