Lajme

Ndërron jetë avokati Bajram Kadriu

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 26 January 2021

Ka ndërruar jetë avokati i njohur kosovar, Bajram Kadriu.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Paska ikur nga kjo botë avokati, Bajram Kadriu. Pas Osman Arifit, Bajram Kelmendit e Nekibe Kelmendit, Bajram Kadriu mbetet engjëlli mbrojtës në grupin e të akuzuarve në Gjilan për liri, demokraci e pavarësi të shqiptarëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve e kolegëve. Falëmnderit, Avokati im”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Bajram Kadriu ishte kryetar i Gjykatës në Gjilan, si dhe kryeprokuror dhe avokat

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera