Aksidenti tragjik në Vlorë/ Kush është 23 vjeçarja që humbi jetën, rëndë në spital shoqja e saj. Trupi përfundoi 200 metra larg (emrat)

Jan 26, 2021 | 20:49
SHPËRNDAJE

Nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë, ka humbur jetën 23 vjeçarja Anxhela Çapo nga Fieri, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë shoqja e saj, Silvana Muho.

Dy të reja po udhëtonin me një automjet tip “Hyndai”, e cila fillimisht është përplasur me trafikndarësen dhe më pas ka rënë në kanal.

Përplasja ka qenë fatale për drejtuesen e mjetit të vogël, e cila mësohet se pas përplasjes ka përfunduar rreth 200 metra larg në rrugë dhe është tërhequr zvarrë nga automjetet e tjera.

Vajza tjetër është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:

VIDEO- Aksident i rëndë rrugor, humb jetën një grua, plagoset një tjetër. Detajet e para për ngjarjen

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura