×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Beka-Kamberaj bashkë me Hotin vizitojnë një kompani vendore, prezantojnë politikat fiskale të LDK-së

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 21:18

    Kandidatja me numër 63 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Flutura Beka-Kamberaj,  bashkë me kandidatin për kryeministër nga kjo parti Avdullah Hoti kanë vizituar një kompani vendore.


    Ajo ka thënë se politikat fiskale Politikat fiskale të udhëhequra nga Qeveria e LDK-së, janë në favor të ekonomisë së tregut ku konkurrenca e lirë determinon suksesin.

    Ky është postimi i plotë i saj:

    Bashkë me Kryeministrin Hoti, kemi vizituar kompaninë Mitroplast e cila është një tregim i suksesshëm i njerëzve të vendosur për të punuar fortë.

    Produktet e prodhuara nga kompania Mitroplast janë të certifikuara, plotësojnë të gjitha kërkesat ligjore dhe standardet evropiane të kualitetit.

    Politikat fiskale të udhëhequra nga Qeveria e LDK-së, në krye me një profesionist si Avdullah Hoti, gjithmonë janë në favor të ekonomisë së tregut ku konkurrenca e lirë determinon suksesin.

    LDK✅
    FluturaBekaKamberaj63✅

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!