Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht, pas raportimit se një farmaci është grabitur këtë mbrëmje pranë shkollës ‘Sami Frashëri’.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se autori ka grabtitur farmacinë nën kërcënimin e armës.
Më tej, policia shton se kanë ngritur pika kontrolli për të identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes.
Endeë nuk dihet sa është shuma që është grabitur në farmaci.
Njoftimi i Policisë
Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën “Bardhok Biba”, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.
Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
LEXO EDHE: