“Rritja mund të jetë më e dobët se sa…”- Mutacionet e rinj të koronavirusit paraqesin rrezik të madh për ekonominë globale

Jan 26, 2021 | 22:33
SHPËRNDAJE

Pandemia e COVID-19 që ka pushtuar botën, prej më shumë se një viti, rrezikon kthimin e ekonomisë globale në normalitet këtë vit, pavarësisht të gjitha programeve masive të vaksinimit.

VIRUS-INDIA

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se koronavirusi po shkakton “pasiguri të jashtëzakonshme”.

“Megjithëse kufizimet e reja pas rritjes së infeksioneve (veçanërisht në Evropë) sugjerojnë që rritja mund të jetë më e dobët sesa parashikohej në fillim të 2021” tha FMN.

Nëse shpërndarja dhe efikasiteti i vaksinës shkojnë normalisht, për shembull, prodhimi mund të tejkalojë pritjet deri në 1% në nivel global, me ndërmarrjet që punësojnë dhe zgjerojnë kapacitetin në pritje të rritjes së kërkesës, shkruan CNN.

Pritshmëritë e FMN-së

Fondit Monetar Ndërkombëtar pret që ekonomia globale të rritet me 5.5% këtë vit, ose 0.35, më shpejt se parashikimi i mëparshëm në tetor.

“Përmirësimi i ekonomisë pritet nga forcimi i aktivitetit të vaksinës dhe mbështetja shtesë e politikës në disa ekonomi të mëdha”, tha grupi i FMN. (FMN vlerëson se ekonomia botërore u tkurr me 3.5% në vitin 2020, tkurrja e saj më e madhe në kohë paqeje që nga ‘Great Depresion’)

Por FMN, gjithashtu paralajmëroi që infeksionet në rritje në fund të vitit 2020, bllokimet e reja dhe problemet logjistike me shpërndarjen e vaksinave mund të pengojnë rritjen. Nëse variantet e reja të koronavirusit rezultojnë gjithashtu të vështira për tu trajtuar, pra nëse vaksinat nuk i mundin ato, prodhimi global këtë vit do të ishte 0.75% më pak sesa pret FMN, duke sjellë më pas që rritja globale të ngadalësohet në 4.2% në 2022.

“Tani shumë varet nga rezultati garës midis një virusi mutues dhe vaksinave, për t’i dhënë fund pandemisë dhe nga aftësia e politikave për të siguruar një mbështetje efektive derisa të ndodhë kjo,” tha Gita Gopinath, ekonomisti kryesor i FMN-së.

Disa vende do të rikuperohen më shpejt se të tjerët. Kina, e cila ishte ekonomia e vetme e madhe që u rrit në vitin 2020, parashikohet të arrijë rritje prej 8.1% këtë vit. Shtetet e Bashkuara duhet të dalin nga rënia e saj e thellë për t’u zgjeruar me 5.1%, një ritëm që është 0.2% më shpejt sesa parashikoi FMN, në tetor.

19 vendet që përdorin monedhën euro pritet të shohin rritje prej 4.2% në 2021. Mbretëria e Bashkuar, e cila duroi një tkurrje prej 10% vitin e kaluar kur u largua nga Bashkimi Evropian dhe tani po lufton me një variant të ri të koronavirusit, do të tërhiqej me një shifër relativisht modeste, 4.5%.

“Divergjenca e gjerë pasqyron në një masë të rëndësishme ndryshimet midis vendeve, në përgjigjet që ata kanë dhënë ndaj shëndetit publik, infeksioneve, fleksibilitetin dhe përshtatjen e aktivitetit ekonomik ndaj lëvizshmërisë së ulët, tendencat ekzistuese dhe ngurtësitë strukturore që hyjnë në krizë”, tha FMN.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura