VIDEO/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të. Vendos perla e Eriksenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2021 | 23:59

VIDEO/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të. Vendos perla e Eriksenit

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku u përfshinë në një përplasje të ashpër në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që suedezi la kuqezinjtë me 10 lojtarë pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 58-të.

Interi

Për sa i përket ndeshjes, Milani kaloi i pari në avantazh me Ibrën, në minutën e 31-të, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Lukaku dhe Eriksen përmbysën rezultatin. Fillimisht belgu realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 71-të, ndërkohë që Eriksen, shndërroi në gol një goditje dënimi në të 97-tën.

Lukaku goli

Vlen të theksohet fakti se u akorduan 10 minuta shtesë, pasi loja u ndërpre për disa minuta në pjesën e dytë, teksa gjyqtari Valeri u zëvendësua për shkak të një problemi muskulor.

FT: INTER-MILAN 2-1

Lukaku 71′, Eriksen 90+7′ / Ibrahimoviç 31′

KOMENTI: 

Përfundon derbi! 

90+7 GOOOOL INTERI 2-1/ Eriksen realizon supergol nga goditja e dënimit! Danezi e dërgon topin në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Tatarushanu. 

90′ Akordohen 10 minuta shtesë.

88′ Zëvendësim exdhe te Interi, largohet nga fusha Brozoviç, vendin e tij e merr Eriksen.

85′ Pioli kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Leao dhe Selemekers, vendin e tyre e marrin, Kruniç dhe Kastijeho.

75′ Momente pauze, gjyqtari Valerni zëvendësohet me gjyqtarin e katërt për shkak të një problemi muskulor.

71′ GOOOOOL INTERI 1-1/ Vendoset baraspesha, Lukaku realizon me penallti, pas ndërhyrjes së gabuar të Leaos ndaj Barelës.

67′ Konte kryen zëvendësimin e radhës, largohet nga fusha Perisiç, vendin e tij e merr Lautaro Martinez.

65′ Ante Rebiç është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë te Milani.

60′ Pioli kryen zëvendësimin e dytë, largohet nga fusha e lojë Brahim Diaz vendin e tij e merr Ante Rebiç.

59′ Milani me 10 lojtarë, Ibra ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kolarovit.

52′ Brozoviç është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë.

46′ Starton pjesa e dytë, Konte largon nga fusha Darmanin, vendin e tij e merr Hakimi.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Momente tensioni, Zllatan Ibrahimoviç përplaset me Lukakun. Gjyqtari i ndëshkon të dy me karton të verdhë.

31′ GOOOOOL MILANI 0-1/ Zhbllokohet derbi, Zllatan Ibrahimoviç kalon në avantazh kuqezinjtë me një gjuajtje të kalibruar brenda zonës. Fillimisht topi u përplas në shtyllën e majtë dhe përfundoi në rrjetë. 

20′ Milani kryen zëvendësim të detyruar, largohet nga fusha Simon Kjaer, vendin e tij e zë futbollisti i afruar në merkaton e janarit, Tomori, i cili bën debutimin me kuqezinjtë.

17′ Kjaer ndëshkohet me karton të verdhë.

1′ Starton sfida!

NDIQENI LIVE KËTU: 

FORMACIONET ZYRTARE:

INTER (3-5-2): Handanoviç; Shrinjar, De Vraj, Kolarov; Darmian, Vidal, Brozoviç, Barela, Perisiç; Lukaku, Sançez.

MILAN (4-2-3-1): Tatarushanu; Dalot, Kjaer, Romanjoli, Hernandez; Meite, Kesi, Selemekers, Brahim Diaz, Leao, Ibrahimoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"