Dalin pamjet/ Ja si u grabit farmacia në mes të Tiranës, autori kërcënoi me armë punonjësen

Shqipëria

Dalin pamjet/ Ja si u grabit farmacia në mes të Tiranës, autori kërcënoi me armë punonjësen

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:02
Grabitja

Një farmaci është grabitur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia, teksa ka publikuar pamje nga momenti i grabitjes ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen.

"Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën "Bardhok Biba", një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.

?Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.", njofton policia.

Sipas informacioneve të para, autori ka marrë gjithë xhiron ditore dhe është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat