RCCOLA

Burrat më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës sesa gratë

/ 2 minuta lexim

Derisa burrat e arrijnë moshën e shtyrë, shëndeti i zemrës për ta bëhet një prioritet i rëndësishëm.

Sulmi dhe sëmundjet e ndryshme të zemrës jo vetëm që e shkaktojnë një numër të madh të vdekjes anembanë botës, por ekspertët thonë se meshkujt janë më të rrezikuar se femrat nga ky fenomen.

“Për çdo ditë, zemra e njeriut mesatarisht pompon rreth 9 mijë litra gjak nëpër gjithë trupin. Dhe kjo është një punë mjaft e vështirë e cila ka nevojë për ndihmë. Prandaj, burrat në veçanti duhet të kujdesen dyfish më shumë për zemrën e tyre. E them këtë në kuptimin e plotë të fjalës, pasi studime të shumta kanë zbuluar se burrat rrezikohen dy herë më shumë se gratë, për të pësuar sulm në zemër,” citohet të ketë thënë Dr. Earim Chaudry, drejtori mjekësor në platformën shëndetësore, “Manual”.

Hidromorava

Earim Chaudry po ashtu tha se, profesionistët mjekësorë nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton këtë diferencë. Gjithashtu është vërtetuar që burrat kanë prirje të preken nga problemet me zemër në moshë më të re sesa gratë.Fakti qëndron se, nëse jeni burrë, është mirë të filloni të mendoni për shëndetin e zemrës suaj sa më herët që është e mundur.

Lëreni duhanin, ushtroni çdo ditë dhe limitojeni sasinë e alkoolit që e konsumoni. Këto janë vetëm disa faktorë të rëndësishëm që ua ulin rrezikun e problemeve me zemër, por rol të veçantë në shëndetin tuaj kardiak luan edhe ushqimi, transmeton Koha.

Disa prej produkteve ushqimore të cilat preferohet t’i konsumoni për një zemër të shëndoshë janë: frutat e malit, peshku yndyror, farat dhe arrorët, vaji i ullirit dhe perimet e gjelbra.