SUPER MILAN! Rikthehet ekipi kuqezi dhe kalon krizën. Maldini nuk përmbahet në tribunë (VIDEO)

28 Shkurt 2021
22:50
Telesport
back button

Milani kthehet te loja dhe fitorja… Humbja ndaj Spezias dhe Interit, por edhe paraqitjet e dobëta në Europa League u harruan për një natë.

Stefano Pioli rigjeti ekipin e tij luftarak, që fitoi çdo top dhe që deri në fund shtrëngoi dhëmbët edhe pse me tre dëmtime gjatë ndeshjes si Calhanoglu, Ibrahimovic dhe Rebic.

Dyshja Tomori-Kjaer fantastike, por sidomos Kessie në mesfushë. Në fund, pas suksesit 2-1 në “Olimpico” me golat e Kessie dhe Rebic (në mes goli i bukur i Veretout që barazoi përkohësisht rezultatin) lumturia e drejtorit teknik Paolo Maldini, që po vuante ashtu si e gjithë skuadra.

Pikë të forta këto në Romë për kuqezinjtë, që nuk i ndahen Interin, që megjithatë mbetet +4 pikë në vend të parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit