Mbrojtje “e hekurt” te Milani! Tomori dhe Tonali ndalën dy goditje radhazi dhe shmangën golin(VIDEO)

28 Shkurt 2021
23:15
Telesport
back button

Mbrojtja e Milanit sonte ishte thuajse e pakalueshme. Roma pati shansin në disa momente për të shënuar më shumë se një gol, por merita e Donnarumma, por sidomos mbrojtjes, bënë që të ishte vetëm ai gol nga Veretout.

Megjithatë, është një episod mbi të gjitha që tregon shpirtin e sakrificës dhe sidomos unitetin te Milani.

Në fillim është Tomori ai që ndal goditjen e Pellegrinit duke u hedhur në sparkadë, pastaj pas tij është Tonali që gjithashtu nuk lejon që topi të shkojë në kuadrat…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit