Rama: Strehimi i muxhahedinëve mision humanitar, qëndrojmë të fortë krah SHBA dhe dëbojmë keqbërësit (VIDEO)

BRUKSEL - Kryeministri Edi Rama nën cilësinë e kreut të OSBE-se zhvilloi një takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s ku diskutuan për çështjet e rajonit të Ballkanit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se mbështet fort dialogun Prishtinë-Beograd, por edhe ngritjen e një linje ajrore mes dy kryeqyteteve.

“Ne mbështesim fort dialogun Prishtinë –Beograd dhe natyrisht mbështesim rifillimin e këtij dialogu të pezulluar. Besojmë që ky dialog është e vetmja mënyrë për të arritur një zgjidhje politike të gjatë e të qëndrueshme për konfliktin. Këtë e mbështesim jo vetëm politikisht por duke ndihmuar edhe në zgjidhjen e problemit të hapësirës ajrore, për të filluar lëvizjen ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha Stoltenberg.

Kryeministri Rama u pyet për muxhahedinët në Shqipëri ku tha se ndaj Iranit shteti shqiptar ka marrë masa.

Fjalën e tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e nisi me ngushëllime për jetët e humbura në Shqipëri nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa ndau personalisht ngushëllimet për vetë kreun e qeverisë që humbi të fejuarën e djalit të tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:48
Rama: Strehimi i muxhahedinëve mision humanitar, qëndrojmë të fortë krah SHBA dhe dëbojmë keqbërësit

Kryeministri Edi Rama nga Brukseli në konferencën e përbashkët për mediat me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s u pyet nga gazetarët edhe për strehimin e muxhahedinëve në Shqipëri, kur tha se ky është një mision humanitar.

"Shqipëria ka ofruar që t'i japë strehë disa mijëra njerëzve jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi i Teheranit. Është pjesë e traditës sonë, e asaj çka ne jemi. Ne kemi qenë vendi i vetëm që pas luftës së dytë botërore kishte më tepër hebrenj se përpara saj. Për hebrenjtë Shqipëria ishte një shtëpi e sigurt gjatë kohës së holokaustit. E kemi bërë këtë gjë si një operacion humanitar. Nuk do ta ndryshojmë traditën tonë dhe as qasjen tonë kundrejt këtyre njerëzve të cilët duhet të mbrohen nga një regjim i cili po bën kërcënim për jetët e tyre. Sa për aktivitetet e tyre keqbërëseve në Shqipëri kemi dëbuar ambasadorin e tyre së pari, dhe së fundi të tjerë të përfshirë në aktivitete që janë jashtë aktivitetit të rregulluar të misioneve diplomatike. Do të vijojmë të qëndrojmë fort nuk jemi të vetëm jemi pjesë e një aleance më të madhe dhe ky operacion është zhvilluar krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", tha Rama.

Ora 15:36
Konflikti në Ukrainë, Stoltenberg: Mbështesim përpjekjet e Ramës...Të mos sulmohen dronet survejues

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se mbështet përpjekjen e kryeministrit Edi Rama në zgjidhjen paqësore të konfliktit në Ukrainë. Ai tha se duhet bërë çmos që të mos pengohet puna monitoruese dhe të mos sulmohen qoftë edhe rastet e droneve për survejim.

"Pikë së pari ne vlerësojmë shumë bashkëpunimin midis NATO dhe OSBE, dhe fakti që kryeministri Edi Rama është këtu tani, që do të flasë për të gjithë 29 aleatët vende anëtare në NATO, për të gjitha planet, për të gjitha ambiciet e mandatit ë tij si kryetar i radhës OSBE, reflekton rëndësinë e bashkëpunimit midis NATO dhe OSBE. Së dyti mbështesim fort OSBE në përgjithësi, dhe përpjekjet e OSBE në Ukrainë, misioni i posaçëm i monitorimit ka rëndësi shumë të madhe për të ulur konfliktin për të zbatuar armëpushimin dhe kjo është e rëndësime që monitoruesit të operojnë lirisht, dhe të kenë akses të pa penguar në të gjithë territorin. Është e papranueshme që ata që përdorin drone për survejim, të sulmohem. Mbështetim kryeministrin Rama në përpjekjet e tij për të forcuar pozitën dhe aktivitetin e OSBE në Ukrainë. Kjo është kyçe për të shtensionuar konfliktin dhe për të gjetur zgjidhje paqësore", tha Stoltenberg.

Kryeministri Edi Rama tha se në hapat e radhës për zgjidhjen e konfliktit duhet parë edhe përmirësimi i aspektit tekonologjik, ndërsa e rëndësishme sipas tij është besimi i ndërjellët mes palëve.

"Na duhet të kemi hapa pozitive drejt zgjidhjes së konfliktit. Është e rëndësishme të konsolidohet çka është arritur deri tani. Kemi shkëmbyer ide se si të mbështesim procesin dhe si të kemi masa që do të forcojnë kapacitetin e misionit të posaçëm monitorues përmes teknologjisë dhe besimin mes të dyja palëve duke i nxitur drejt hapave më domethënës", tha Rama.

Ora 15:28
Rama: Linja ajrore Prishtinë-Beograd hap i rëndësishëm, të ndiqet nga të tjerët

Nga Brukseli, kryeministri Edi Rama përsëriti qëndrimin se rivendosja e linjës ajrore Prishtinë- Beograd është një hap i rëndësishëm që sipas tij duhet ndjekur nga të tjerë sa i përket bashkëpunimit për paqe dhe zhvillim rajonal.

"Falenderoj Stolenberg që keni qenë kaq shumë mbështetës për ne dhe në Rajon. Mbështetët për rivendosjen e linjës Prishtinë- Beograd që është një hap i rëndësishëm dhe jam plotësisht dakord me ju që është një hap që duhet të ndiqet nga të tjerë në procesin e bashkëpunimit paqësor dhe zhvillimit rajonal. Ne e konsiderojmë NATO-n si pjesë të rëndësishme të punës sonë në OSBE dhe si një faktor të rëndësishëm në përpjekjet tona të përbashkëta për ta bërë të suksesshëm misionin tonë dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve gjatë këtij viti", tha Rama gjatë konferencës me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

Ora 15:24
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i shpreh ngushëllimet Ramës për humbjen personale nga tërmeti

Fjalën e tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e nisi me ngushëllime për jetët e humbura në Shqipëri nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa ndau personalisht ngushëllimet për vetë kreun e qeverisë që humbi të fejuarën e djalit të tij.

"Kryeministër Edi Rama është kënaqësi t'iu shohim sërish. Ne jemi të gjithë të shokuar nga tërmeti që goditi Shqipërinë nëntorin e kaluar. Të gjithë ndjemë dhimbjen e atyre që vuajtën. Edi, ju përjetuat gjithashtu një humbje personale, Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta, për të gjitha ata që humbën të dashurit nga tërmeti.  Ne qëndrojmë dhe veprojmë bashkë kur njëri vuan", tha Jens Stoltenberg.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 29/01/2020 16:52

    Strehimi i te huajve eshte bythelepirje e cdo drejtuesi qe merr pushtet ne vendin e kusareve!Pa llogaritur pasojat qe sjellin njerezit e huaj me kultura te huaja.Se e rregulluan kriminelet politikane popullin e tyre dhe tani po ndihmojne te tjeret se i mbyti mireqenja dhe sdine cte bejne me parate e teperta.Kusare te ndyre!

    Përgjigju
    • Koman,Fierzë,Bistricë me Sulejmannë në Selenicë: 29/01/2020 17:26

      Fiks, ti përzejnë!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher