Gjendet i vdekur një person në Istog, policia jep detaje - Gazeta Express
string(55) "gjendet-i-vdekur-nje-person-ne-istog-policia-jep-detaje"

Gjendet i vdekur një person në Istog, policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

01/03/2021 8:48

Një person është gjetur i vdekur nga Policia e Kosovës mbrëmë në Komunën e Istogut, raporton Gazeta Express.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se viktima është gjetur i shtrirë në fshatin Studenicë.

“Mbëmë policia është informuar që në fshatin Studenicë është një person i shtrirë, policia ka dalë në vend të ngjarjes edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai.

“Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore”, ka bërë të ditur ai, derisa ka thënë se po hetohen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja./GazetaExpress/