Report Tv siguron pamjet e
nisjes së konfliktit me dy të plagosur në Selitë të Tiranës, në datën 16 shkurt, brenda ambienteve të një lokali, ku u konfliktuan dy grupe të rinjsh. Në pamjet duket momenti kur në lokalin e Florian Musait hyjnë disa të rinj të armatosur me armë zjarri pistoletë.
Pasi hyjnë brenda ambienteve të lokalit, ata takojnë Florian Musain i cili ndodhej në shoqërinë e dy të njohurve të tij në një nga tavolinat. Ata që mbërrijnë, sipas grupit hetimor janë pjesë e grupit të 27-vjeçarit Gjon Pelivani. Në fillim duket si një takim sqarues mes palëve, por situata tensionohet menjëherë. Pamjet filmike kanë fiksuar të paktën katër persona me armë zjarri pistoletë në duar. Policia ka identifikuar 24-vjeçarin F.P dhe 22-vjeçari R.P si personat që kanë pasur armë në dorë dhe kanë kërcënuar pronarin e lokalit Florian Musai. Pikërisht R.P, 22-vjeç,
u arrestua në 17 shkurt gjatë një aksioni të policisë në Fushë Krujë.
Pas gjesteve kërcënuese në ambientet e lokalit, të rinjtë dalin jashtë për t'u sqaruar, pasi dyshojnë se vendi ku ata po debatonin po monitorohej nga kamerat e sigurisë dhe gjithçka mund të filmohej.
Pasi dalin jashtë, të rinjtë vijojnë të debatojnë dhe gjithçka ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit. Të shtënat me armë jashtë lokalit dhe momenti i plagosjeve të Gjon Pelivanit (
i njohur ndryshe si Valmend Pelivani) dhe Renato Hoxhës, 31-vjeç, kamarier në lokalin ku ndodhi ngjarja - nuk janë fiksuar nga kamerat. Por policia bën të ditur se ka prova dhe pamje filmike ku tregohet se ka qenë Florian Musai ai i cili ka hapur zjarr i pari në drejtim të grupit që e kërcënonte.
Një ditë pas ngjarjes,
policia arrestoi Florian Musain dhe Gjon Pelivanin, dy personat e përfshirë në konflikt në Selitë paraditen e 16 shkurtit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.4%
-
Jo
26.8%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2237
Lajme të tjera
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës
24 Prill, 22:44
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS parti e parë me 34.8%, rriten votat për partitë e vogla! PL e Metës mbetet forcë e katërt
24 Prill, 22:33
-
Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane
24 Prill, 22:31
-
Netanyahu: Anti-semitizmi në kampuset amerikane si në universitetet gjermane në vitet 1930
24 Prill, 22:25
-
Sondazhi i Report Tv/ Rama ruan 'fronin' si lideri i preferuar, 35% s’duan asnjë politikan! Bie pëlqyeshmëria për Berishën e Bashën
24 Prill, 22:23
-
Sondazhi në Report Tv/ Rritet në 76% vlerësimi negativ i qytetarëve për aktivitetin e opozitës
24 Prill, 22:21
-
Sondazhi në Report Tv/ 39% e qytetarëve vlerësim pozitiv për punën e qeverisë Rama, 61% e kanë negativ
24 Prill, 21:56
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Sondazhi në Report Tv/ Marrëveshje PS-Rithemelimi për të kontrolluar SPAK? Qytetarët të ndarë: 49.1% e besojnë, 50.9% përgjigjen jo
24 Prill, 21:39
-
Probleme me kredinë e udhëtimet në SHBA, Itali e Turqi, ONM kundër konfirmimit në detyrë të prokurorit Preçi! Deklaroi se fitoi 7 mijë euro në skedinë
24 Prill, 21:29
-
'Hyri 30 vjeç në burg, doli 60 vjeç! Amnistia penale i 'fali' vetëm disa ditë burg
24 Prill, 21:22
-
Sondazhi në Report Tv/ 75% e qytetarëve vlerësim negativ për gjykatat dhe prokuroritë e qarqeve: Po funksionojnë keq
24 Prill, 21:18