Shkrumbohet banesë, shpëton mrekullisht 80-vjeçarja. Dyshimet e para për rënien e zjarrit

Mar 3, 2021 | 7:58
SHPËRNDAJE

digjet banesaNjë e moshuar 80 vjeçe i ka shpëtuar mrekullisht zjarrit të rënë në banesën e saj. Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Krujë, si pasojë e një shkëndije elektrike u dogj banesa e shtetases M.S.

Për fat të mirë e moshuara ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa si pasojë e zjarrit në banesë ka vetëm dëme materiale.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 03.03.2021, në orën 07:20, në Fushë Krujë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. S., rreth 80 vjeçe, nga e cila ka vetëm dëme materiale. Shtetësja M. S., ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura