Ikën italianët, nga Dinamo “zhduken” edhe 3 afrimet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2021 | 0:01

Ikën italianët, nga Dinamo “zhduken” edhe 3 afrimet e fundit

Dinamo nuk hum bet kohë, zgjedh trajnerin e ri. Olsi Uku merr zyrtarisht “timonin” e kryeqytetasve. Klubi e pati paralajmëruar që do t’i besohet një shqiptari dhe kështu ndodhi. Pas largimit të papritur të Françesko Morieros, drejtuesit hoqën dorë nga italianët dhe ia kanë dhënë ekipin një dinamoviti. 31-vjeçari jo vetëm që është një ish-lojtar i bluve, por ka edhe një të shkuar në pankinë.olsi uku

Në kohën e Fabricio Kamaratës, ai ka qenë zv.trajner dhe më vonë iu bashkua Nevil Dedes në të njëjtin rol te Tirana. Kur pjesa dërrmuese e lojtarëve nuk kanë ndryshuar, nuk do ta ketë të vështirë përshtatjen. Stërvitjen e djeshme e ka drejtuar pikërisht ai dhe sot do të debutojë kundër Veleçikut, ndeshje që luhet në Pezë- Helmës. Ai është trajneri i tretë për këtë sezon, pas Fabricio Kamaratës dhe Françesko Morieros.

goli i dinamos

Sakaq, me largimin e stafit teknik italian, janë “zhdukur” edhe tre lojtarë. Bëhet fjalë për Bernado Markoviç, Daniele Grieko e Aris Mërsiç, të cilët erdhën si huazime në limitet e mer- katos së janar. Ata kanë dy ditë që mungojnë në stërvitje, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me ta.

SKERDILIAD SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"