×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërohet Meriton Mjekiqi, avokati i tij tregon arsyen e arrestimit

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 8:20

    Moderatori Meriton Mjekiqi është arrestuar nga Policia e Kosovës, mbrëmë në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.


    Mjekiqi është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër.

    Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

    Por, pas marrjes në pyetje nga policia, Mjekiqi është liruar dhe këtë e konfirmoi edhe përmes postimeve në rrjete sociale.

    Pas gjithë këtij rasti, avokati i Meriton Mjekiqit, Asdren Hoxha bëri të ditur se moderatori nuk u intervistua për gjuajtje me armë dhe nuk ishte në arrati.

    “Meriton Mjekiqi eshte i lire…Une jam, Avokat i tij edhe njoftoj opinionin se,nuk eshte intervistu per kurfar gjuajtje me arme, nuk ka qene ne arrati edhe ky lloj, informimi nga mediat pa kurfar confirmimi zyrtar paraprak,eshte brengoses…Ne kete rast eshte provokuar gazetari ne rruge edhe kjo eshte e verteta…U dridh mali e u lind miu…”, shkruan Hoxha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!