“Maskat nuk janë më të detyrueshme”/ Ja vendi që heq kufizimet ndaj Covid-19! Çfarë do të ndodhë nga java e ardhshme

Mar 3, 2021 | 8:53
SHPËRNDAJE

Residents of the Kew Gardens Hills neighborhood of the Queens borough of New York line up for free face mask the New York City Department of Parks & Recreation staff distributes the at the Mauro playground, Tuesday, May 5, 2020. New York City will distribute 100,000 face coverings in parks across the five boroughs to help protect against the coronavirus.The new coronavirus causes mild or moderate symptoms for most people, but for some, especially older adults and people with existing health problems, it can cause more severe illness or death. (AP Photo/Mary Altaffer)

Guvernatori i Teksasit hoqi shumicën e kufizimeve shtetërore për frenimin e pandemisë së koronavirusit, duke lejuar bizneset të rihapen me kapacitet të plotë që nga java e ardhshme dhe duke u thënë banorëve se maskat nuk janë më të detyrueshme.

Vendimi i guvernatorit Greg Abbott është masa më gjërë që një shtet amerikan ka ndërmarrë deri më tani për të hequr kufizimet e ashpra mbi bizneset dhe banorët të vendosura nga udhëheqësit politikë për t’i bërë ballë pandemisë së COVID-19.

“Tani është koha për të hapur Teksasin 100%”, tha guvernatori Abbott në një konferencë shtypi për gazetarët. Heqja e plotë e mandateve do të hyjë në fuqi më 1 mars, tha ai.

Urdhri i guvernatorit Abbott vjen ndërsa infeksionet me COVID-19 kanë rënë në javët e fundit në pjesën më të madhe të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të agjencisë së lajmeve Reuters, rreth 68,240 raste të reja janë raportuar mesatarisht çdo ditë këtë javë, ose sa 27% e kulmit mesatar ditor të raportuar më 7 janar. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 28,681,793 infeksione dhe 513,721 vdekje të lidhura me koronavirus që nga fillimi i pandemisë./Voa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura