Plagosja me armë në Korçë, identifikohen autorët

Plagosja me armë në Korçë, identifikohen autorët

08:56, 03/03/2021
A+ Aa A-

Një plagosje me armë ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në Korcë ku u qëllua ndaj një 30 vjeçari.

Ndërkohë policia bën me dije gjatë mengjesit të sotshëm se janë identifikuar peronta që janë implikura në këtë ngjarje.   

Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Korçë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 7, ku u plagos me armë zjarri një 30-vjeçar.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 7, Korçë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I. Q., 30 vjeç, banues në Korçë, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të tre autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje konkretisht shtetasve:

L. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë dhe E. N., 20 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara rezulton se këta shtetas, pasi janë konfliktuar fizikisht me shtetasin I.Q, e kanë goditur me sende të forta dhe e kanë plagosur me armë zjarri tip pistoletë, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco