09:50 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Gjakovari njofton policinë: Vajza nën 16 vjeç është larguar nga shtëpia, dyshojë se është me të dashurin…

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për bashkësi jashtëmartesore me person nën moshën 16 vjeç.

Një person ka njoftuar policinë e Kosovës se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia, që dyshohet të jetë me të dashurin e saj, transmeton IndeksOnline.

“BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSON NËN MOSHËN GJASHTËMBËDHJETË VJET/ Fsh. Rogovë, Gjakovë 02.03.2021 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare (e mitur) është larguar nga shtëpia dhe dyshon se është larguar me një të dyshuar kosovar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, njofton policia e Kosovës./IndeksOnline/