Kryeministri Edi Rama tha se kërkon një mandat të tretë për PS, për të mbaruar punët e nisura.

Kreu i qeverisë, tha se është bërë progres në çdo fushë, por kjo nuk mjafton.  Rama tha se me vendimin që marrin për 25 Prillin shqiptarët duhet të kenë parasysh se PS do të fitonte mandatin e tretë ndërsa Luli, Saliu, Iliri dhe Monika do fitonin mandatin e pestë në këto vite.

“A duhet të më jepni mua dhe PS një mandat të tretë. Në fakt ky që vjen është mandati i tretë për PS dhe i pesti për PD, si dhe për Ilirin dhe Monikën, një herë me PD e disa herë me PS. Sa herë fitojnë ata Shqipëria humbet. Megjithatë krejt normale të behet ku diskutim, nuk është ende Shqipëria që unë dua. Prandaj iu kërkoj mandatin e tretë, por nuk mund ti lë në mes këto beteja. Pa asnjë diskutim, progresi i bërë deri këtu nuk mjafton. Shqipëria është më mirë se dje, por jo ajo që duam. Prandaj e duam mandatin e tretë, se po të ishim të kënaqur do ndalnim këtu. Nuk mund t’i lëmë në mes punët e nisura.. Ne jemi të vetëdijshëm se ka akoma sa të duash probleme për të zgjidhur. Kemi bërë progress në të gjitha fushat. E ardhmja nuk mund të ndërtohet nga fantazmat e së shkuarës. “, tha Rama.

Sipas kryeministrit, kryetema dhe kryereforma që duhet të finalizohet është reforma në drejtësi. Rama tha se kjo reforma mund të bëhet vetëm nga PS

Këto zgjedhjet lidhen në radhë të parë me fatin e drejtësisë në Shqipëri për një kohë të gjatë pas 25 prillit. E di që jeni lodhur duke pritur me dekada drejtësinë që ju meritoni dhe që unë dhe PS duam për Shqipërinë. Drejtësinë e re mund ta bëjë vetëm PS, mos kini asnjë dyshim për këtë.”, tha Rama. /Gazeta SHQIP