Lajme
A mund ta bëjë puna në distancë një punonjës të lumtur dhe produktiv?
Komisioni Evropian zbuloi se në vitin 2019, vetëm 5.4 për qind e të punësuarve në Bashkimin Evropian punonin nga shtëpia. Tani kjo shifër mund të shkojë deri në 88 për qind. Për punëdhënësit kanë lindur pyetje mbi produktivitetin, ruajtjen e një fryme ekipi dhe mundësinë që punonjësit të mbahen të lumtur dhe të shëndetshëm.
Besimi i punonjësve për të qenë sa më produktivë kur punonin nga shtëpia ishte shqetësim për drejtuesit e kompanive, por pandemia e ka shuar atë shqetësim.
“Unë mendoj se mënyra se si stafi i është përgjigjur këtyre sfidave tregon se me të vërtetë nuk ka nevojë të ndikojë në produktivitet dhe etika e punës mund të jetë po aq e fortë nga çdo vend sa mund të jetë nga zyra”, tha Ben Butters, CEO i Eurochambers, shoqata evropiane e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, shkruan “The Guardian”, përcjell albinfo.ch.
Por, ai paralajmëroi se përderisa disa punëdhënës po punojnë edhe më shumë nga shtëpia sesa në zyrë ka një “paqartësi të linjave midis bilancit privat dhe punës”.
Shumë punonjës kanë shijuar përfitimet e të qenit në gjendje të kalojnë më shumë kohë pranë familjeve të tyre duke punuar nga shtëpia.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj Ashtu siç bëri për festat e Pashkëve, kompania kombëtare hekurudhore, SBB, do të vërë në shërbim...
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie