Francë/ Mund ta shkëmbesh makinën e vjetër me një biçikletë elektrike

Francë/ Mund ta shkëmbesh makinën e vjetër me një biçikletë elektrike

18:07, 21/04/2021
A+ Aa A-

Franca po u ofron pronarëve të makinave të vjetra mundësinë t’i dorëzojnë automjetet e tyre të vjetra dhe në këmbim të marrin një grant prej 2,500 eurosh, për të blerë një biçikletë elektrike.

Ligjvënësit në Asamblenë Kombëtare e kanë miratuar këtë masë në një votim paraprak.

Ky ishte nje ndryshim në një projektligj për klimën që do të miratohet në parlament dhe që synon të ulë emetimet e gazrave serrë me 40% deri në vitin 2030.

Nëse miratohet, Franca do të bëhet vend i parë në botë që do t’u ofrojë njerëzve mundësinë për të shkëmbyer një automjet të vjetër me një biçikletë elektrike ose të palosshme, tha Federata Franceze e Përdoruesve të Biçikletave, (FUB).

“Për herë të parë pranohet se zgjidhja nuk është që makinat të bëhen më të gjelbra, por thjesht të reduktohet numri i tyre”, tha Oliver Schneider i FUB.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco