Lajme

​Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

04/21/2021 18:34
nga:Gazeta Blic

Sot rreth orës 15:30, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.

LEXO EDHE:

Jashari sërish kandidat për kryetar, Lushtaku thotë se “do ta shohim kush del fitues”