18:54 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / Blerim

EKSKLUZIVE: Mirlind Daku do të transferohet në Bundesligan e Austrisë

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku pritet që karrierën e tij ta vazhdoj në Bundesligan e Austrisë.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se sulmuesi kosovar do të transferohet në një klub nga Austria, emri i të cilit do të bëhet i ditur shumë shpejtë.

23-vjeçari ka befasuar shumë klube europiane me paraqitjet e tij në Superligën e Kosovës. Ai ka shënuar 27 gola dhe ka bërë 2 asiste gjatë këtij sezoni.

Daku i cili është i huazuar te Ballkani nga skuadra kroate, Osijek III, ka pasur interesime nga shumë klube. Vlera e tij në sajtin e njohur ‘Transfermarkt’ shkon deri në 350 mijë euro.

Kujtojmë që sulmuesi i Ballkanit më parë ka luajtur edhe për ekipet, si: Llapi, Kukësi dhe Hajvalia./IndeksOnline/