​Kurti dhe Mehaj takim njohës me kreun e KFOR-it

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj janë pritur sot në takim nga komandanti i KFOR-it gjeneralmajori Franco Federici në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Takimi u zhvillua në formë të drekës së punës me qëllim të njohjes dhe prezantimit me njëri-tjetrin.

Në takim u bisedua rreth bashkëpunimit midis Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, situatën aktuale të sigurisë dhe stabilitetin institucional, njofton Qeveria e Kosovës.