Lajme

Njësia e antidrogës në Prizren, arreston tre persona, sekuestron substanca narkotike dhe armë

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 21 April 2021

Policia e Kosovës në Prizren, përkatësisht njësia e antidrogës dje në ora 18:10, ka ndaluar automjetin WV Golf 4 (targat e njohura për policinë) në të cilin ndodheshin tre persona të dyshuar.

Gjatë realizimit të kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: Substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 7.19 gram, një thikë, një pako me rizlla dhe tre telefona celular.

Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës

-Advertisement-

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe shoqëruar në ambientet policore për procedura të mëtejme ligjore.

“Në vazhdën e veprimeve të mëtejme policore, me urdhër verbal të Prokurorit kompetent dhe pëlqimin e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, njësitë e antidrogës në Prizren, me asistim edhe të njësiteve tjera rajonale kanë zhvilluar kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit (F.A.) dhe gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:

· Substancë e dyshuar për narkotike e llojit Marihuanë me peshë 8.49 gram

· një (1) pistoletë e tipit M 57 7.6 mm, me një karikator dhe tre (3) fishek

· një (1) pistoletë me gaz me mbishkrimin ,,Class Magnum“,

· tre (3) fishek, municion kalibër i panjohur · një (1) thikë me hapje, · një (1) shufër gome · një (1) qese najloni me qese të vogla të zbrazëta · një (1) pako me rizlla

· një (1) boks metali ngjyrë e zezë Personat e dyshuar janë intervistuar në lidhje me rastin në prezencë të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin kompetent, njëri nga të dyshuarit (F.A) dërgohet në ndalim policor për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt. Rasti është në proces hetimor nga njësia kompetente e antidrogës në rajon”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera