Rrugëtim drejt identitetit, Ditët e Librit mbërrijnë me takime letrare në kalanë e Tiranës

Foto ilustrim

“Tili”, një personazh gazmor, një aktor, akrobat një lloj jokeri i ngjarjeve historike të largëta ishte personazhi që çeli ditët e librit në Tiranë.

Në kalanë e Tiranës, Tili na joshi që të lexojmë këtë libër të autorit Daniel Kehman.

“Bëhet fjalë për një luftë të madhe 30-vjeçare, dhe qe ka shkaktuar me shumë viktima sesa lufta e dytë botërore, por që nuk ishte rimarrë nga historia kaq hollësishëm, përmes sarkazmës dhe humorit te zi”, thotë Anna Kove.

Anna Kove këto ditë nuk vjen vetëm si një përkthyese, por emri i saj në stendën më tutje lakohet edhe me “Kambanat e së dielës”, një vepër e cila është pjesë e 5 librave më të mirë shqiptarë që konkurrojnë për çmimin europian të letërsisë, një mundësi e artë për Anna Koven, që në ditët e librit e pamë me entuziazmin e Tilit.

Por kjo ishte vetëm dita e parë e një panairi që do të mundësojë 10 evente artistike që në fokus kanë librin. Botimet ‘Toena’ sjellin tre vepra të reja e përmes këtij projekti jo vetëm takime me përkthyesit, por edhe një ekspozitë që sërish na lidh me librin dhe punën e madhe deri në përzgjedhjen e një kopertine.

Në këtë panair të vogël në një nga rrugicat më të këndshme të kryeqytetit, herë pas here do të ftohen edhe autorët që të mund të takojnë lexuesin, takime që i kanë munguar gjatë kësaj periudhe të vështirë të pandemisë.

LEXO EDHE: Me poezi e muzikë u shënua Dita Botërore e Librit në Prishtinë (video)