“Përparimi ka qenë entuziasti dhe shefi më i madh i kuzhinës”, reagimi i hotelit ku punonte ai

Për vdekjen e kuzhinierit të njohur Përparim Babalija ka reaguar edhe hoteli në të cilin punonte ai.

Në reagimin e tyre thuhet se Përparimi ka qenë entuziasti dhe shefi më i madh i kuzhinës që ka njohur gastronomia dhe hotelieria mbarëshqiptare.

Tutje thuhet se maestro i kuzhinës ka pikturuar pjatat e tij me shumë mjeshtëri.

Gjithashtu theksohet se kuzhinieri do të jetë i pazëvendësueshëm dhe i paharruar.

Reagimi i plotë i tyre:

Ky mëngjes ishte tepër i trishtë për gjithë familjen, shoqërinë e kolegët e Hotelit “Emerald”. Ka ndërruar jetë kolegu ynë shef Përparim Babalija pas përballjes së ashpër me COVID-19. Përparimi ka qenë entuziasti dhe shefi më i madh i kuzhinës që ka njohur gastronomia dhe hotelieria mbarëshqiptare. Profesionalizmi i tij i pakrahasueshëm është shoqëruar gjithmonë me vlerat më të mëdha njerëzore: sinqeritetin, afërsinë e dashurinë për njerëzit dhe gjithçka që e rrethonte. Ai ka pikturuar pjatat e tij me aq mjeshtri dhe kreativitet nga i cili janë inspiruar shumë profesionistë të tjerë.

Menaxhmenti dhe stafi i Hotelit “Emerald” ndan dhimbjen me gjithë familjen dhe shoqërinë e gjerë të tij. Përparimi ka lënë një zbrastësi të madhe në çdo segment të jetës dhe punës së tij dhe do të jetë gjithmonë i pazëvendësueshëm dhe i paharruar pët të gjithë ne që patëm fatin të punojmë bashkë dhe ta njohim.

Qoftë i përhershëm kujtimi i mirë për Përparimin!

LEXO EDHE