Vrasja në Elbasan/ Yuri Kim: Grupet e paautorizuara për mbrojtjen e votës, gjëra të së shkuarës! Falënderoj Ramën e Bashën për…

Apr 22, 2021 | 15:38
SHPËRNDAJE

Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim ka folur në një prononcim për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Elbasan, ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani.

yuri kim

Diplomatja tha se grupet e paautorizuara për mbrojtjen e votës janë gjëra të së shkuarës, ndërsa falënderoi Ramën e Bashën që bënë thirrje për qetësi pas ngjarjes.

Të gjithë jemi të shqetësuar nga lajmi i asaj që ka ndodhur dje. E rëndësishme që shkelësit të kapen, përgjegjësit të ndëshkohen, pa përjashtim. Nuk ka asnjë trajtim të vecantë për askënd. Sikurse  e kanë theksuar shumë persona zgjedhjet e 25 prillit kanë lidhje me të ardhmen, jo me të shkuarën. Gjëra të tilla të tmerrshme, sikurse kanë qenë grupet e paautroizuara për mbrojtjen e votës, është e rëndësishme që gjëra të tilla të mbeten pas, në të shkuarën.

Është e papranueshme për një vend të NATO-s dhe që do të anëtarësohet në BE. Është përgjegjësi e udhëheqësve që të bëjnë thirrje për qetësi dhe të mos ketë nxitje për asnjë gjë tjetër që nuk ka lidhje me qetësinë. Jemi duke monitoruar të gjitha veprimet e drejtuesve të vendit. Falenderoj kryeministrin Rama dhe kreun e PD Lulzim Basha që kanë bërë thirrje për qetësi, të mos pranohet dhuna dhe të mund të votohet më 25 prill. Më lejoni të theksoj, tu drejtohem votuesve, ju nuk jeni vetëm, ne jemi me ju”, tha Yuri Kim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura