Idriz Seferi (1847- 1927)

Sabit Jaha: BETEJA E KAÇANIKUT E VITIT 1910 II

Beteja e Kaçanikut u zhvillua ndërmjet kryengritësve shqiptarë nën udhëheqjen e Idriz Seferit dhe të forcave osmane, të komanduara nga gjenerali Shefqet Turgut Pasha. Forcat osmane, të përbëra nga 17.000 ushtarë, me 64 topa e 120 mitralozë, filluan operacionin për marrjen e Grykës së Kaçanikut. Përballë tyre qëndronin rreth 4.000 luftëtarë të Idriz Seferit. Beteja u zhvillua në muajin prill 1910. Forcat osmane u hodhën në sulm nga Ferizaj dhe nga Shkupi. Për dy ditë rresht u zhvilluan luftime të ashpra, të cilat u zhvilluan edhe trup me trup. Më 1 maj kryengritësit u detyruan ta lënë Grykën e Kaçanikut dhe e vazhduan qëndresën në Anamoravë, Karadak, Preshevë, Gjilan, Bujanoc e Kumanovë, deri më 6 maj 1910.

Gryka e Kaçanikut, gjatë Kryengritjes së vitit 1910 e më vonë, luajti rol tejet të rëndësishëm falë pozitës strategjike, me të cilën krenohen shqiptarët, sikurse krenohen grekët me Grykën e Termopileve apo turqit me Grykën e Çena Kalasë.

(Isa Bicaj, FEK, 2016, Prishtinë, fq. 201 – 202)

 

Kënga “GRYKA E KAÇANIKUT”

 

Teksti: Paulin Shtjefni

Muzika: Pjetër Gaci

Kënduan trio:

Bik Ndoja, Shyqyri Alushi, Bashkim Alibali

 

 

Ushton Gryka e Kaçanikut

Morën zjarr tan` gurt` e malit,

Përmbi çallmat e Anadollit

Ndizet huta e shqiptarit.

(Refreni)

Hej, Kaçanik, o shkëmb e gur

Vritesh e pritesh për flamur,

Për flamurin e Skënderit

Luftojn` djemt` e Idriz Seferit.

Kurrë nuk çarten kullat tona

Vendit ton` i dalim zot,

Tirqit, gunat e xhubletat,

Thur i kemi, o me barot.

(Refreni)

Hej, Kaçanik, o shkëmb e gur etj.

……………………………………………

Turren trimat nga Kabashi

Nga Lubishta e Stagova

Thërret me t`madhe Turgut Pasha

– Ndihm` sulltan se sot mbarova!

(Refreni)

Hej, Kaçanik, o shkëmb e gur etj.

……………………………………………

  1. s.

 

Ky tekst, i kësaj kënge, u mor nga Ansambli i Këngëve e Valleve të Radio Shkodrës, nga trio i këngëtarëve: Bik Ndoja, Shyqyri Alushi dhe Bashkim Alibali, që shfaqi programin muzikor në Ferizaj, në Stadiumin e Sporteve, gjatë muajit tetor 1980. Dhe, nga ky manifestim, kjo këngë pothuajse mori primatin e himnit kombëtar, ku këndohej e këndohet pareshtur, anekënd trojeve shqiptare.

 

 

IDRIZ SEFERI (1847 – 1927)

 

Prijësi i Lëvizjes Kombëtare dhe i luftës për pavarësi, Idriz Seferi, u Lindi në fshatin Sefer të Karadakut. Qyshkur ishte i ri u përballë me çetat serbe në Hogosht të Kamenicës, ku u plagos. Në vitin 1875, në një betejë në afërsi të Preshevës kundër një trupe ushtarake osmane, u plagos sërish, ku kap dhe u dënua me 101 vjet burg. Deri në fund të jetës i kishte mbajtur dy plumba në kokë dhe një në qafë. Pas Luftës ruse-turke (osmane) u lirua nga burgu. Mbrojti viset shqiptare të Vranjës, Leskocit e Gjilanit nga invazioni i ushtrisë serbe më 1877/78. Ishte anëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881) dhe mbajti lidhje me Sulejman Vokshin, Mic Sokolin, Ali Ibër Nezën etj. Mori pjesë në Kryengritjen e Drenicës e të Shalës së Bajgorës, më 1893 dhe në Kuvendin e Pejës (23 – 29 janar 1899), përkrah Haxhi Zekës dhe Bajram Currit. Në korrik të vitit 1907 u përballë me çetën e çetnikëve serbë të Pasjanit në Gjilan. Luajti rol të rëndësishëm në organizimin dhe mbarëvajtjen e Kuvendit të Ferizajt (5 – 23 korrik 1908) dhe organizoi disa tubime kundër regjimit xhonturk, për çka u burgos në Gjilan, por më pas u lirua. Së bashku me Isa Boletinin dhe prijës të tjerë, ishte organizatori, kryesor i Kryengritjes së Vilajetit të Kosovës më 1910. Bashkë me mijëra vullnetarë luftoi kundër ushtrisë osmane në Grykë të Kaçanikut, në prill 1910. Në këtë periudhë udhëhoqi kryengritësit e trevave verilindore në betejat e Drenogllavës, Pozharanit, Smirës, Nikocit, Kurbalisë etj. U dënua me vdekje në mungesë nga Gjyqi Ushtarak Osman. Ishte ndër prijësit kryesorë të Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912, përkrah Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Bajram Currit etj. Ndihmoi dhe mori pjesë në Kuvendin e Junikut më 1912, organizoi tubime e kuvende në rrethinën e Gjilanit e më gjerë dhe mori pjesë në çlirimin e qyteteve të Kosovës dhe të Shkupit, më 12 gusht 1912. Organizoi dhe udhëhoqi qëndresën e armatosur të shqiptarëve kundër deportimit të ushtrisë serbe në tetor të vitit 1912 në vijën e kufirit Merdar-Kumanovë. Në nëntor të vitit 1912 u kap nga ushtria serbe në rrethinën e Shkupit dhe u mbajt i burgosur në Beograd, ndërsa u lirua në prill të vitit 1913. Kundërshtoi vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-1913) për copëtimin e Shqipërisë. Deri në vitin 1915 luftoi pushtimin dhe administrimin serb në Kosovë, ndërsa në vitin 1916 u emërua drejtues i komunës së Zhegrës, por gjatë një përleshjeje të armatosur me forcat bullgare u kap dhe u mbajt në burg deri në vitin 1918. Gjithashtu kundërshtoi vendimet e Konferencës së Paqes së Versajës (1919-1920).

Vdiq dhe u varros në Zhegër të Gjilanit, më 1927 në moshën 80-vjeçare.

(Fitim Rifati) (FEK, Prishtinë, 2016, fq. 1648 – 49)

 

PËR KAÇANIKUN KANË SHKRUAR:

Evlia Çelebiu, Milto Sotir Gurra, S. Kulçe, Sadullah Brestovci, Shukri Rahimi, Muhamet Tërnava, Ramiz Avdyli, Branisllav Nushiq, Leon Trocki, Mark Krasniqi, Millorad Obradoviq, Isa Bicaj, Selim Daci, Jusuf Bajraktari, Zekeria Cana, Marenglen Verli, Sabile Keçmezi – Basha, Liman Rushiti, Jusuf Osmani, Idriz Ajeti, Shefqet Pllana, Nuhi Vinca, Mehmet Halimi, Ukë Xhemaj, Rexhep Munishi, Drita Halimi – Statovci, Edi Shukriu, Fadil Raka, Tefik Raka, Shaban Hashani, Shaban Braha, Daut Bislimi, Gjovalin Gruda, Aliriza Selmani, Ibrahim Kadriu, Gani Ratkoceri, Kamer Guri, Hajrush Kurtaj, Gazmend Rizaj, Fitim Rifati, Shpend Agaj, Ylber Hysa, Sadik Mehmeti, Ag Apolloni, Bedri Hysa, Ramadan Haziri, Rexhep Bunjaku, Muhamet Pirraku, Sevdije Shehu, Ferid Shehu, Haset Ceka, Isuf Sherifi, Sami Sherifi, Hilmi Troni, Hilmi Toska, Gaspër Gjini, Hajdar Loku, Shaban Çupi, Fadil Curri, Rufki Suma, Emrush Dërnjani, Musli Vërbani, Ramiz Kuqi, Elife Luzha, Selim Idrizi, Osman Caka, Latif Nalbani, Petar Gllogovac, Metush Zenuni, Zarije Zenuni – Bajrami, Isa Baftiu, Shefqet Rizaj, Adem Zejnullahu, Haki Ahmeti, Remzi Çaka, Ibush Vishi, Adil Cenë Dugolli, Haki Hysenaj, Danush Dalloshi, Zeqir Jaha, Fatos Arapi, Dritëro Agolli, Rrahim Sadiku, Tefik Ajvazi, Afrim Mustafa, Hajrullah Koliqi, Hanëmshahe Ilazi, Sanije Gashi, Nusret Pllana, Emin Kabashi, Bajram Shatri, Remzi Elezi, Bajrush Bunjaku, Ferid Çollaku, Murtez Hysa, Fadil Lumi, Aziz Hysa, Imri Trena, Bajrush Mjaku, Bardha e Qamil Ilazi, Ismet Bunjaku, Shefki Luma, Menduh Leka, Hebib Livoreka, Sulejman Berisha, Avdyl Mani, Kosovar Xhokli, Besnik Jaha, Naser Kuka, Berat Luzha, Haki Braha, Ramadan Asllani, Rexhep Maloku, Eqrem Zenelaj, Demush Shala, Alban Dobruna, Gazmend Dashi, Enes Dashi, Mehmet Kajtazi, Sheremet Krasniqi, Xhevat Jaha, Sabit Jaha etj.

Piktorë, skulptorë, kompozitorë:

Paulin Shtjefni, Pjetër Gaci, Guri Madhi, Abdurrahman Buza, Odhise Paskali, Ismet Jonuzi, Musa R. Mehmeti, Rauf Dhomi, Zekrija Shehu, Zeqirja Berisha, Muhamet Shala, Tefik Shehu, Ajmone Dhomi, Sali Dashi.

Gazetarë, publicistë:

Zekerija Bajra, Nazif Hysa, Ismet Hysa (Stagova), Bedri Gavazi, Haki Braha, Berat Luzha, Hysen Mani, Adem Haxhiu, Selman Krraba, Daut Shehu, Ekrem Raka, Bekim Bela, Diamant Qorri, Fadil Curri, Berat Mustafa, Rexhep Rifati, Zenun Rexhepi, Mustafë Krivanjeva, Besnik Jaha, Nafije Berisha-Latifi, Blerta Dalloshi, Menduh Hysa, Alma Bajrami, Diana Toska, Ylli H. Kaloshi, Ejup S. Gojnovci, Sabit Jaha.

Këngëtarë:

Adifete Dalloshi, Milaim Myezini, Lumturie Axhami, Hanife Shehu, Muhabere Krasniqi, Fadil e Ruzhdi Gjini, Osman Shehu, Nazire Jaha, Naxhije dhe Zarije Dashi, Nexhat Jaha, Halit Gashi, Mahmut Ferati, Shkurte Fejza, Kerim Palloshi, Xhevdet Hysa etj.

Aktorë, regjisorë:

Bajrush Mjaku, Jeton Neziraj, Ben Apolloni, Bekim Guri, Arben Zharku.

Fotografë:

Fred Biossonnas (1910), Axhib Tusha, Nazif Hysa, Rexhep Hysa, Jakup Krinvanjeva, Reshat Shehu, Fahredin Gula, Shaqir  Jaha, Enver Bylykbashi, Mehmet Gjoshi, Izet Krivanjeva, Besnik Krivanjeva, Nebih Mani, Selatin Jaha, Shefket Palloshi, Sadri Hadërgjonaj, Hamdi Jaha.

Personalitete të njohura:

Avdyl Dura, Ramë Beka, Din Hoxha, Mulla Ismali, Shaban (doktori) Sylejmani, Mehmet Begraca, Sali Bajra, Hebib Shehu, Bedri Kyçyku, Rexhep Bunjaku, Rexhep Dashi, Hilmi Shehu, Bedri, Hysa, Fadil Raka, Tefik Raka, Adil Raka, Latif Nallbani, Bajram Gudaqi, Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj, Besnik Begunca, Mehmet Bushi, Berat Luzha, Shefqet Riza, Xhemail Kasumi, Iljaz Ramajli, Qamil Ilazi, Hajrush Kurtaj, Bejtush Jaha, Fadil Gashi, Imri Vishi, Azem Guri, Nerxhivane Palloshi, Ramiz Livoreka, Zahir Doda, Rabije Raka, Rabije Shehu, Malush Morina, Nasur Shehu, Ajet Bajrami, Xhemail Krivanjeva, Ejup Shehu, Habibe (Morina) Aliu, Muhamet Malsiu, Muhamet Kuka, Xhelal Gashi, Deli Krivanjeva, Izet Krivanjeva, Afrim Loku, Lul Raka, Xhevdet Çuni, Murtez Neziraj, Jeton Neziraj, Ag Apolloni etj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË - I

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – I

Dokumentet britanike për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, sjellin para lexuesit informacione të rëndësishme, …