Transmetuar më 22-04-2021, 18:45

Yndyra në gjak, ose kolesteroli në gjuhë mjekësore, bëhet shkak për shumë sëmundje të tjera.

Por duke ndjekur disa këshilla, ju mund ta mbani në kontroll.

Kufizoni sheqerin

Është mënyra më e mirë për të ulur yndyrën në gjak, madje edhe mjaltin nuk duhet ta konsumoni me tepri.

Sheqerin mund ta zëvendësoni përmes frutave.

Eleminoni bukën dhe makaronat

Dy produkte që janë ndër shkaktarët e yndyrës në gjak. Konsumoni drithëra apo produkte të tjera që ju ngopin shpejt.

Mos konsumoni yndyra të ngopura

Për të ulur yndyrat në gjak, shmangni yndyrat me bazë shtazore. Këto yndyra gjenden tek mishi i kuq, gjalpi dhe djathi.

Kufizoni konsumin e alkoolit

Kaloritë e tepërta të marra nga alkooli konvertohen shumë shpejt në yndyra dhe magazinohen në trup. /k.k/noa.al/