VIDEO/ 2 kartonë të kuq për 1 pikë, Roma dhe Atalanta iu bëjnë “nder”… rivalëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2021 | 20:33

VIDEO/ 2 kartonë të kuq për 1 pikë, Roma dhe Atalanta iu bëjnë “nder”… rivalëve

Roma dhe Atalanta nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 në “Olimpico” në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Serisë A. Të dyja skuadrat e mbyllën takimin me 10 lojtarë, teksa Gosens u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 69-të, duke lënë me 10 lojtarë zikaltërit, ndërkohë që në fundin e ndeshjes, u ndëshkua edhe Ibanez për romanistët, duke baraspeshuar forcat në fushë.

pjimage (3)

Për sa i përket sfidës, Malinovski, kaloi i parë në avantazh skuadrën e Gasperinit në minutën e 26-të, ndërkohë që Kristante, barazoi shifrat në të 75-tën, me një gjuajtje nga jashtë zonës, duke gjetur të papërgatitur, portierin Golini.

Renditja

Një rezultat ky që nuk i shkon përshtat asnjë prej të dyja skuadrave. Atalanta nuk arriti të kalonte Milianin, duke mbajtur vendin e 3-të me 65 pikë, po aq sa Juventusi i vendit të katërt, ndërkohë që Roma, mbetet në vendin e 7-të, me 55 pikë, duke iu larguar gjithnjë e më shumë Europës.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"